Gjeografia e Botës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Gjeografia e Botës

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Wed 27 Apr 2011 - 19:21

Gjeografia e Amerikes



Kontinenti I Amerikes shtrihet ne Hemisferen Peredimore dhe ka shtrirje meridionale. Shtrihet ne ted y gjeresite gjeografike (veriore dhe jugore). Shtrihet mes gjeresive veriore gjeografike 83° dhe 56° te gjeresise gjeografike jugore. Eshte kontinenti me I afert I polit verior dhe jugor. Viset veriore jane pjese perberese te Arktikut, kurse pjesa jugore I afrohet Antarktides. Gjatesia veri – jug 16000km. Ajo kalon neper te gjitha brezet e nxehtesise. Pjesa me e madhe e Amerikes shtrihet ne Hemisferen Veriore, perkatesisht ne very te ekuatorit. Kontinenti I Amerikes e mori emrin nga hulumtuesi Ameriko Vespuçi.

Kontinenti I Amerikes eshte I vendosur mes Oqeanit Atlantik ne lindje dhe Oqeanit Paqesor ne perendim. Venosja mes Oqeanit Atlantik dhe Paqesor, ndikoi qe nje kohe te gjate te jete e izoluar nga kontinentet e tjera. Sot, keto oqeane sherbejne “ure” lidhese natyrore mes Amerikes, Europes, Afrikes, Azise dhe Australise. Nepermjet ketyre oqeaneve, ajo lidhet me tere boten. Rendesi te posaçme ka Oqeani Atlantik. Ai eshte “dritare” e madhe per Ameriken. Ne veriperendim me ngushticen e Beringut, kontinenti I Amerikes I afrohet Azise me vetem 85 km gjeresi, ndersa neprmjet Groenlandes, Amerika I afrohet Europes ne nje largesi prej 1013 km. Pjesa veriore e Amerikes ka pozite me te favorshme gjeografike, se sa ajo jugore, Pse? Kontinenti I Amerikes me siperfaqe prej 42 milione km² eshte kontinenti I dyte ne bote pas Azise. Ajo ze rreth 28% te siperfaqes se tokes. Ne harten gjeografike shihet se forma e kontinentit te Amerikes I perngjane dy trekendeshave tokesor: njeri ne very, kurse tjetri ne jug. Ne varesi nga pozita gjeografike ato quhen Amerika Veriore dhe Amerika jugore.

Shtrirja e Amerikes mes Oqeanit Atlantik ne lindje dhe Oqeanit Paqesor ne perendim si dhe Oqeanit te ngrire te veriut ne very, ka bere qe viset bregdetare te jene te psura me ishuj, gadishuj, gjire dhe ngushtica te shumta.

Bregdeti I Oqeanit te Ngrire te Veriut, I cili ka shume ishuj, gadishuj, gjire, dete dhe ngushtica te cilat shtrihen ne varg. Ishujt me te medhenj jane: Gorenlanda (ishulli me I madh I botes), ishujt e Arkipelagut te Arktikut, ndersa gjiret me te medhenj jane Hudsonit, Bafinit dhe ngushtica e Devinsonit.

Bregdeti I Oqeanit Atlantik, perkatesisht pjesa lindore eshte mjaft e perthyer. Ketu shtrihen ishulli Njufaundlend, Antilet e Medha dhe te Vogla, Foklandet dhe Toka e Zjarrte, ne jug. Gadishujt me te medhenj te ketij bregdeti jane: Labradori, Skocia e Re, Florida dhe Jukatan, ndersa gjiret me te medhenj jane: Gjiri I Shen – lorencit dhe I Meksikes.

Bregdeti I Oqeanit Paqesor, perkatesisht bregdeti perendimor I Amerikes eshte me I izoluar dhe ka me pak ishuj, gadishuj dhe gjire. Gadishujt me te medhenj jane: Gadishulli I Alaskes dhe Kalifornise.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Gjeografia e Botës

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Wed 27 Apr 2011 - 19:24

Gjeografia e Afrikes



Origjina e emrit Afrike vjen nga gjuha berbere (popull kavkasoid i Afrikes Veriore), qe do te thote vend me diell.
Afrika shtrihet ne te dyja anet e ekuatorit, gati teresisht ne brezin e nxehte, midis 37° te gjeresise gjeografike veriore, 34° te gjeresise gjeografike jugore dhe 17° te gjatesise gjeografike perendimore e 49° te gjatesise gjeografike lindore. Prej pikes ekstreme veriore (Kepi Blanc ne Tunizi) deri ne ate jugore (Kepi Agulhas) Afrika eshte e gjate 8100 km, aq sa eshte gjatesia e Amerikes Jugore, kurse prej Kepit Hafun ne Somali (zona ekstreme lindore e Afrikes) deri ne Kepin e Gjelber ne Senegal ne perendim, distance hapesinore arrin 7500 km.
Perkah siperfaqja, Afrika, pas Azise, eshte kontinenti I dyte, tri here me e madhe se Europa.

Afrika eshte kontinent i ngrohte, meqe ekuatori e ndan ne dy pjese pothuaj te barabarta (simetri zonale), e tere siperfaqja e saj gjendet ne zonen tropikale dhe subtropikale. Nje shtrirje e tille nuk eshte veçori per kontinentin e Amerikes Jugore ose per Azine.
Ne veri dhe ne verilindje kontinenti i Afrikes eshte I lidhur ngushte me kontinentin e Europes dhe te Azise. Afrika I afrohet Europes kah ngushtica e Gjibratalit (14 km e gjere), kurse prej ujdheses (ishullit) Sicilia gjendet 138 km larg ne detin Mesdhe.
Me Azine e ndan istmi I ngushte I Suezit, ku eshte ndertuar Kanali I Suezit, ne vitin 1869, Deti I Kuq dhe ngushtica Bab el Mandeb, e gjere 17 km dhe gjiri I Adenit.

Perthyeshmeria Bregdetare

Ne perendim Afrika laget nga Oqeani Atlantik, ne lindje nga Oqeani Indian, ne veri nga deti Mesdhe, ndersa ne verilindje nga Deti I Kuq.
Bregdeti afrikan eshte I gjate 28500 km. Pas Azise, Afrika eshte kontinenti me I “kontinentalizuar” I botes.

Vija bregdetare e Afrikes eshte paperthyer me gjire te medhenj dhe te gjere. Dallohet gjiri I Guinese, Dellagoa, Sidra I Tunizise dhe gjiri I Adenit, kurse pikat me ekstreme kontinentale, te cilat prekin zhvillimin horizontal te kontinentit, jane: Gadishulli I Somalise me kepin Gardafui, me kepin e blerte ne brigjet e Atlantikut, kepin Blank ne Detin Mesdhe dhe kepi I shpreses se mire dhe Agulhas (Kepi I Gjilperes) ne oqeanin Atlantik dhe Indian. Kontinentit te Afrikes I takojne edhe ishujt rreth e perqark: Madagaskar, Zanzibar, Mauricias, Kepi I Blerte, ishujt e Kanareve, Madera, me larg ne Atlantik ishujt e Azoreve, ishujt e Komoreve e shume te tjere.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Gjeografia e Botës

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Wed 27 Apr 2011 - 19:29

Gjeografia e Azise



Kontinenti i Azise e mori emrin prej fjales asiriane “ASU”, qe do te thote drite, lindje e diellit. Asirianet me kete emer i quanin te gjitha vendet te cilat shtriheshin ne lindje te shtetit te tyre. Azine ne literaturen gjeografike e hasim edhe me emrin Evroazi dhe “Bota e vjeter”.
Azia eshte kontinenti me i madh i rruzullit tokesor me afro 44.500.000 km2, ose perfshin 29.5% te siperfaqes se tokes. Azia eshte 4.5 here me e madhe se Europa. Ajo ze 1/3 e siperfaqes se tokes.
Kufijte e kontinentit te Azise jane tokesore dhe detare. Ne veri ka dalje ne oqeanin e ngrire te veriut; ne jug futet thelle ne oqeanin indian; ne lindje brigjet e saj lagen nga oqeani paqesor, kurse ne perendim malet dhe lumi ural e ndajne ate nga Europa.



Kontinenti i Azise shtrihet ne dy hemisfera veriore dhe jugore. Gjatesia perendim – lindje e Azise 8200 km, ndersa ajo veri – jug 8500 km. Kur ne Stamboll eshte dreka, ne kepin e Dezhnjevit eshte nata , perkatesisht ora 22.

Perthyeshmeria Bregdetare

Dalja e kontinentit te Azise ne tri oqeane, ne menyre te terthorte edhe ne oqeanin Atlantik dhe ne shume dete, ka ndikuar shume edhe ne zhvillueshmerine e madhe horizontale te bregdetit te saj. Bregdeti i saj eshte i pasur me shume dete periferike si gjire, ngushtica, ishuj, gadishuj etj.
Ishujt me te medhenj te Azise jane: Sumatra, Borneo, Celebes, Java, Filipinet, Tajvani, ishujt e Japonise, Shrilanka (Cejloni), Qipro etj.
Gadishujt me te medhenj jane: Arabia, Azia e vogel (Anadollia), Indokina, Malaja dhe Koreja.
Ngushticat me te medha jane: Beringu, Bosfori, Dardanelet, BAel-Mandeb, Malajes, Sunde etj.
Gjiret me te medhenj: gjiri i Persise, Bengalit, Siamit dhe Tonkinit.

Relievi

Relievi i kontinenti te Azise eshte i llojllojshem. Ai perbehet nga masive te medha malore, rrafshnalta, shkretetira dhe ultesira te medha. Kontinenti i Azise eshte kontinenti me i larte i rruzullit tokesor. Lartesia mesatare e erelievit te Asize eshte 950m ose 3 here me i larte se i Europes.
Malet kane formen e n je pengese natyrore, te cilat shtrihen nga brigjet e Detit Mesdhe, ne perendim, deri ne brigjet e Oqeanit Paqesor, ne lindje. Per nga madhesia dhe lartesia dallohe regjioni i Azise Qendorore. Malet kryesore jane Himalajet me majen me te larte ne bote, Mon Everest, 8848m dhe gjatesi 2500 km. Karakorum, Hindokush, Pamir, Tien Shan, Alltaj etj.
Ne veri te Himalajeve shtrihet rrafshanalta me e madhe e botes – Tibeti, me lartesi mesatare 4500m. Ajo quhet edhe “Kulmi i Botes”. Ne perendim te Pamirit dhe te Hindokushit shtrihen disa rrafshnalta, te mbyllura me kurora malore , si: rrafshnalta e Iranit, Armenise, Anadollise, etj.
Shkretetirat karakterizohen me reshje te vogla, me vegjetacion te pakte dhe jane te pabanuara. Shkretetirat me te medha jane te pabanuara. Shkretetirat me te medha jane Gobi, Tar, Shkretetira e Madhe e Njelmet, Nefud, Rub el-Kali etj.
Ultesirat ne kontinentin e Azise kane shtrirje me te kufizuar dhe me pozite periferike. Ultesirat me te medha jane: Mesopotamia, Hindustani, e Kines lindore dhe Manxhuria.

Klima

Klima e Azise eshte e llojllojshme. Ne klimen e Azise ka ndikuar shtrirja e saj ne dy gjeresite gjeografike; ndikimi i deteve dhe i oqeaneve; shtrirja e vargjeve malore ne drejtim perendim – lindje; lartesia mbidetare etj. Kontinenti i Azise shtrihet ne: brezin mesatar klimatik, brezin e ftohte klimatik dhe brezin e nxehte klimatik.
Ne viset kontinentale sasia mesatare e reshjeve eshte 631 mm, ndersa ne pjeset ishullore 2410 mm. Ne krahinen Asam, perkatesisht ne stacionin meteorologjik – Çerapunxhi, bien rreth 12000 mm reshje. Ne Azine Qendrore sasia e reshjeve eshte e vogel rreth 200 mm.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Gjeografia e Botës

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Wed 27 Apr 2011 - 19:33

Gjeografia e Europës



Evropa zë 7,8% të sipërfaqes së ngurtë të Tokës. Për nga madhësia sipërfaqes Evrpoa është kontinenti i pestë, ndërsa për nga numri i banorëve zë vendim e dytë, pas Azisë. Evropa pa BSHP ka vetëm 5,09 milionë mk² dhe 517 milione banorë me dendësi 100 banorë në km², kurse së bashku me pjesën e BSHP-së ka 10,5milionë km², 729 milionë banorë dhe denësinë prej 70 b/km².

Pozita e Europës

Emri Evropë rrjedh nga emri EREB që d.m.th. perëdim i diellit. Kështu e kanë quajtur popujt e Lindjes së Afërt. Evropa ka pozitë të përshtatshme gjeografike. Duke e shikuer pozitën e Evropës në hartën e botës ose në glob, na bie në sy se kontinenti ynë ka një pozitë qendrore në hemisferën veriore. Pjesa më e madhe e saj gjendet në brezin mesatar klimatik verior. Vetëm shaji më verior shtrihet në brezin e ftohtë (polar) dhe ai më jugor në zonën subtropikale. Rvropa në të tri anët është e rrethuar me dete dhe oqeane.

Evropa duket si gadishull i Azisë

Meqë Evropa mbështetet në gjerësi të madhe në kontinentin e Azisë, shumë gjeograf Evropën kanë konsideruar si gadishull të Azisë. Pro, duke marrë parasysh disa veçori natyrore dhe kulturore-historika, këto dy tëerëri veçohen si kontinente në vete. Evropa në lindje kufizohet me Azinë përgjatë kufirit 3000km, i cili kalon nëpër malin Ural, lumin Ural, liqenin Kaspik, në veri të maleve të Kaukazit, nëpër Detin e Zi, grykën e Bosforit, detin Marmara, grykën e Dardaneleve, detin Egje dhe del në detin Mesdhe. Evropa gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të rëndësishme detare dhe ajrore.

Evropa sikurse e pamë lidhet me kontinentin e Azisë, prej Afrikës e ndajnë vetëm 14 km (gryka e Gjibraltarit), kurse prej Amerikës 6 orë udhëtim me aeroplan dhe 4 ditë me anije.

Kontinenti më i përthyer

Për kah përthyerja e vijës bregdetare Evropa zë vendin e parë midis kontinenteve në botë. Sipërfaqja e ishujve dhe gadishujve përbën 1/3 e sipërfaqes së saj, ndërsa vija bregdetare është e gjatë 48000km (sa ekuadori i Tokës). Në disa pjesë bregu i detit është i ulët dhe i butë, në pjesët e tjera i lartë dhe rrëpinor.

Veçoritë e relievit

Evropa ka ultësira por edhe male të larta. Ky kontinent ka lartësinë më të vogël mbidetare (vetëm 300 m, toka botërore 875 m). Pjesa më e madhe Evropës (2/3) është e ulët (deri në 200 m) dhe vetëm 17 % është tokë malore. Në Evropë dallohen malet vjetra dhe të reja. Malet e vjetra janë krijuar para qindra milionë vjetësh. Këto i përfshijnë malet qendrore në Evropën e Mesme (masivi qendror në Francë, malet në Gjermani dhe Çeki) malet në ishujt britanik, Gadishullin Ballkanik etj. Këtu bëjnë pjesë edhe malet Rodope në Gadishullin Ballkanik. Fuqitë e jashtme gjatë kohës së gjatë i kanë ulur dhe rrumbullakuar këto male duke krijuar në mes tyre lugina të gjera lumore.

Malet e vjetra

Malet e vjetra dallohen edhe për nga pasuritë minerale, sidomos me qymyr dhe hekur. Këtp, pasuri kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendeve në të cilat gjenden këto pasuri.

Malet e reja

Malet e reja janë krijuar më vonë (para 60 milionë vjetësh) dhe dallohen ma vargmale, male të larta, të mprehta, gryka e lugina të ngushta dhe me aktivitet vullkanik (Etna, Vezufi etj.) e seizmik (tërmete). Vargmalet kryesore në Evropë janë: Alpet, Karpatet, Dinariket, Sharopindet, etj. Alpet shtrihen në Evropën Qendrore dhe Jugore, Apeninet në Gadishullin Apenin, Pirinejet në ate Pirinej. Karapatet në lindje të Alpeve në formë gjysmëharku e rrethojnë Ultësirën e Panonisë. Në Gadishullin Ballkanik shtrihen Dinariket, Sharopindet dhe mali Balkan.

Në pikëpamje ekonomike malet e reja kanë rëndësi për kullosa. pyje, shfrytëzimin e fuqisë së ujit, për turizëm.

Evropa e ulët

Ultësira e madhe evropiaane fillon nga Franca Veriperëndimore dhe vazhdon nëpër Belgjikën Veriore, Holandë, në pjesën veriore të Gjermanisë, Poloninë dhë vazhdon në ultësirën Ruse deri në Ural. Në Evropën Qendrore dhe Jugore shtrihen disa ultësira të rrethuara me vargmale, si ajo e Panonisë në Hungari, Kroaci e Vojvodinë, Vllahisë në Rumani, fusha e Andaluzisë dhe Aragonisë në Spanjë si fusha e Lombardisë në Italinë Veriore.

Klima dhe vegjetacioni

Meqë Evropa ka formën e një gadishulli të madhe, është e hapur nga Oqeani Atlantik, deti Mesdhe, Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe Ultësira Sibiriane, pjesët e saj rrahen nga masat ajrore të lagështa të Atlantikut, të ngrohta të Mesdheut dhe të ftohta nga pjesa kontinentale e BSHP-së. Koha mbi kontinentin e Evropës varet nga lëvizja e cikloneve dhe të anticikloneve. Ciklonet krijohen rreth Islandës dhe duke lëvizur në drejtim të tokës sjellin shi, borë, mjegull, erë. Anticiklonet gjatë verës krijohen mbi ishujt Azore në Oqeanin Atlantik (gjeni në hartë) duke sjellë kohë të ngrohtë dhe në Siberi (dimrit) e Rusi kur krijojnë kohë të ftohtë e me borë. Veçori e përgjithshme e klimës në Evropë është rritja e temperaturës prej veriut kah jugu dhe prej perëndimit kah lindja, ndërsa reshjet zvogëlohen në drejtim të lindjes dhe të jugut. Dimrit temperaturat rriten duke shkuar kah jugu dhe perëndimi. Sasia e të reshurave në perëndim është rreth 2000 mm, ndërsa në ultësirën lindore 400-600 mm.

Në Evropë i dallojmë disa tipe të klimës dhe të vegjetacionit. klima mesdhetare (subtropikale) i përfshin viset pranë brigjeve të Detit Mesdhe. Klima oqeanike (atlantike) mbretëron në viset përgjatë bregdetit atlantik. Kjo klimë është nën ndikimin e oqeanit, rrymës së Golfit dhe erërave perëndimore, prandaj dallohet me vera të freskëta dhe dimra të butë. Reshje ka gjatë tëtë vitit. Mjegullat janë të shpeshta e sidomos gjatë dimrit. Borë bie rrallë dhe qendron pak. Klima kontinentale shtrihet në viset e Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore dhe Veriore, por më karakteristike është në Evropën Lindore (Ultësira eUkrainës, Ruse, e Panonisë etj.). Veçoritë kryesore të saj janë verat e nxehta, dimrat e ftohtë me ngrica dhe shumë borë. Reshje ka pak, por ato bien gjatë verës, kur bimëve u duhen më shumë.

Vegjetacioni ndryshon sikurse edhe klima. Në viset perëndimore të Evropës ka livadhe, kullosa, pyje gjetherënëse, të përziera dhe gjethembajtëse, por duke shkuar kah lindja viset marrin pamjen stepore dhe gjysmëshkretinore (pranë liqenit Kaspik). Klima polare dhe subpolare, shtrihet rreth Polir të Veriut. Temperaturat janë të utëta, erërat të forta e të ftohta dhe me pak të reshura në formë të borës. Derisa në kushtet e klimës polare nuk ka vegjetacion, në atë subpolare në kohën e verës së shkurtë e të frskët rriten myshqet, likenet, barishtet, lulet e kënetave dhe kaçubat e vogla. Kjo është zona e tundrave. Klima malore-alpine zotëron në viset e larta malore. Për nga temperaturat i gjason klimës polare, por ka më shumë të reshura. Krahas brezave horizontale vegjetative ekzistojnë edhe brezat vertikale, të cilat ndërrojnë kështu: tokat e punuara me kultura të ndryshme bujqësore, drunjë gjetherënës, pyjet e përziera, pyjet gjethembajtëse (pishta) kullosat malore dhe shkretëtirat malore.

Hidrografia

Në Evropë nuk ka lumenj të mëdhenj, për shkak se është kontinent i vogël dhe i përthyer. Relievi dhe klima kanë ndikuar që në Evropë të këtë ndryshime sa i përket pasurisë me lumenj, gjatësisë së tyre, dendësisë dhe sasisë së ujit. Rrjeti më i degëzuar i lumenjve është në Evropën Veriperëndimore, ndërsa lumenjtë më të gjatë dhe pellgje më të mëdha në Evropën e Mesme dhe Lindore. Të gjithë lumenjtë e Evropës takojnë pesë ujëmbledhësve: Ujëmbledhësi i Oqeanit Atlantik, Oqeantit të Ngrirë, i Detit të Veriut, Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe. Evropa është e pasur me liqene, sidomos pjesa veriore e saj. Liqenet më tepër gjenden në Evropën Veriore (Finlanda vend i liqeneve), në Alpe dhe në Gadishullin Ballkanik. Liqenet e Evropës janë formuar me anën e akullnajave (erozive dhe akumulative), me lëvizje tektonik dhe proceset karstike.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi