Te dhena ekonomike per Shqiperine

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:16

People
Population, total 3.3 million 3.4 million 3.4 million
Population density (people per sq km) 119.2 122.8 123.5
Population growth (annual %) 1.3 0.7 0.6
Life expectancy at birth, total (years) 71.3 .. 74.0
Fertility rate, total (births per woman) 2.6 2.2 2.1
Mortality rate, infant (per 1,000 live births)
34.0 20.4 ..
Mortality rate, under-5 (per 1,000 live births)
37.0 .. 33
Malnutrition prevalence (% of children under 5)
.. 18.1 28%(?)
Urban population (% of total)
37.2 38.3 38.7
Population density, rural (people per sq km)
355.5 359.5 359.3
Illiteracy rate, adult male (% of males 15+)
10.3 8.8 8.4
Illiteracy rate, adult female (% of females 15+)
27.7 24.9 24.0
School enrollment, primary (% net) 101.7 .. ..
School enrollment, secondary (% net)
.. .. ..
School enrollment, primary, female (% net)
103.1 .. ..
School enrollment, secondary, female (% net)
.. .. ..
Environment
Surface area (sq km)
28,750.0 28,750.0 28,750.0
Forest area (sq. km)
.. .. ..
Annual deforestation (% of change)
.. .. ..
Freshwater resources per capita (cubic meters)
.. .. ..
CO2 emissions, industrial (metric tons per capita)
0.6 0.5 ..
Improved water source, urban (% of urban population with access)
.. .. ..
Improved sanitation facilities, urban (% of urban population with access)
.. .. ..
Commercial energy use (kg of oil equivalent per capita)
327.6 324.3 311.0
Electric power consumption per capita (kwh)
620.0 664.7 783.0

Economy

GDP at market prices (current US$)
2.4 billion 3.1 billion 3.7 billion
GDP growth (annual %)
8.9 7.9 7.3
GNI, Atlas method (current US$)
2.1 billion 2.7 billion 3.1 billion
GNI per capita, Atlas method (current US$)
630.0 810.0 930.0
Inflation, GDP deflator (annual %)
.. .. ..
Agriculture, value added (% of GDP)
55.8 54.5 52.6
Industry, value added (% of GDP)
22.5 24.5 25.3
Services, etc., value added (% of GDP) 21.7 21.1 22.0
Exports of goods and services (% of GDP) 12.5 9.2 16.1
Imports of goods and services (% of GDP) 34.5 31.9 39.1
Gross capital formation (% of GDP)
18.0 16.0 16.8
Current revenue, excluding grants (% of GDP)
21.2 19.3 ..
Overall budget deficit, including grants (% of GDP)
-9.0 -8.5 -9.1
Money and quasi money growth (annual %)
51.8 20.6 22.3

Technology and infrastructure

Telephone mainlines (per 1,000 people) 11.6 30.5 36.4
Telephone average cost of local call (US$ per three minutes)
0.0 0.0 0.0
Personal computers (per 1,000 people) .. 4.0 5.2 5.3
Internet hosts (per 10,000 people)
0.1 0.2 0.2
Roads, paved (%)
39.0 39.0 39.0

Aircraft departures
.. .. ..

Trade and finance

Trade in goods (% of PPP GDP)
.. .. ..
Trade in goods as a share of goods GDP (%)
.. .. ..
High-technology exports (% of manufactured exports)
.. 0.8 1.7
Net barter terms of trade (1995=100)
.. .. ..
Foreign direct investment, net inflows in reporting country (WDI, current US$)
70.0 million 45.0 million 41.0 million
Present value of debt (current US$)
.. .. ..
Total debt service (TDS, current US$)
10.4 million 21.5 million 22.8 million
Short-term debt outstanding (DOD, current US$)
62.3 million 34.9 million 29.0 million
Aid per capita (current US$)
55.8 7 7.4 144.2



Simbas
World Development Indicators database.

Shenim: shifrat e fundit i perkasin vitit 2001

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:16

GDP: purchasing power parity - $10.5 billion (2000 est.)
GDP - real growth rate: 7.5% (2000 est.)
GDP - per capita: purchasing power parity - $3,000 (2000 est.)
GDP - composition by sector: agriculture: 55%

industry: 24%

services: 21% (2000)
Population below powerty line: 19.6% (1996 est.)
Household income or consumption by percentage share: lowest 10%: NA%

highest 10%: NA%
Inflation rate (consumer prices): 1% (2000 est.)
Labor force: 1.692 million (including 352,000 emigrant workers and 261,000 domestically unemployed) (1994 est.)
Labor force - by occupation: agriculture 50%, industry and services 50%
Unemployment rate: 16% (2000 est.) officially; may be as high as 25%
Budget: revenues: $393 million

expenditures: $676 million, including capital expenditures of $NA (1997 est.)
Industries: food processing, textiles and clothing; lumber, oil, cement, chemicals, mining, basic metals, hydropower
Industrial production growth rate: 9% (2000 est.)
Electricity - production: 5.332 billion kWh (1999)
Electricity - production by source: fossil fuel: 3.81%

hydro: 96.19%

nuclear: 0%

other: 0% (1999)
Electricity - consumption: 5.379 billion kWh (1999)
Electricity - exports: 100 million kWh (1999)
Electricity - imports: 600 million kWh (2000)
Agriculture - products: wheat, corn, potatoes, vegetables, fruits, sugar beets, grapes; meat, dairy products
Exports: $310 million (f.o.b., 2000 est.)
Exports - commodities: textiles and footwear; asphalt, metals and metallic ores, crude oil; vegetables, fruits, tobacco
Exports - partners: Italy 67%, Greece 15%, Germany 5%, Austria 2%, The Former Yugoslav Republic of Macedonia 2% (2000)
Imports: $1 billion (f.o.b., 2000 est.)
Imports - commodities: machinery and equipment, foodstuffs, textiles, chemicals
Imports - partners: Italy 37%, Greece 28%, Turkey 6%, Germany 6%, Bulgaria 3% (2000)
DEBT EXTERNAL: $1 billion (2000)
Economic aid - recipient: $NA; aid for energy from China, Germany, Norway (2000)
Currency: lek (ALL)
Currency code: ALL
Exchange rates: leke per US dollar - 146.08 (December 2000),143.71 (2000) 137.69 (1999), 150.63 (1998), 148.93 (1997), 104.50 (1996); note - leke is the plural of lek
Fiscal year: calendar year

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:16

Rritje ekonomike per 2002

2002, rritja ekonomike jo me shume se 4,7 %

Misioni i Fondit Monetar Nderkombetar, ne takim me Guverantorin e Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani ka rekomanduar se rritja ekonomike ne fund te vitit 2002 nuk mund te jete me shume se 4,7 per qind nga 6 per qind qe ishte objektivi. Shkaqet qe kane ndikuar ne kete renje jane vleresuar kriza e thelle energjitike ne muajt e pare te vitit dhe permbytjet

Blerina Hoxha

Rritja ekonomike kete vit do te jete rreth 1,3 per qind me e ulet se objektivi 6 per qind i percaktuar per ne fund te vitit 2002. Parashikimin per renjen ekonomike e dha Misioni i Fondit Monetar Nderkombetar gjate nje inspektimi keto dite ne Banken e Shqiperise dhe ne takimin e djeshem perfundimtar me Guvernatorin, Shkelqim Cani. Sipas nje raporti te hartuar nga perfaqesuesit e FMN-se, ne lidhje me ecurine e parametrave makroekonomike ne vend dhe parashikimin e tyre ne te ardhmen eshte theksuar se rritja e Prodhimit te Brendshem Bruto kete vit do te shenoje rreth 4,7 per qind per disa arsye. Se pari, sipas raportit te FMN, efektin kryesor ne PBB kete vit e ka dhene kriza energjitike, e cila ne tremujorin e pare te vitit ka transmetuar krize ne sektorin e prodhimit dhe ne ate te sherbimeve duke sjelle edhe rritje te nivelit te cmimeve. Se dyti, raporti thekson se rritja ekonomike kete vit eshte frenuar ndjeshem edhe nga permbytjet gjate muajit shtator. Sipas te dhenave me te fundit te qeverise, demi i krijuar ne ekonomite familjare ne zonat e permbytura shenon rreth 25 milione dollare. Sakaq, jane demtuar rende me shume se 30 mije hektare toke bujqesore me te mbjella duke evidentuar, sipas Ministrise se Bujqesise nje renje me rreth 1.4 per qind te prodhimit bujqesor. Per shkak te kesaj situate tregjet kane reflektuar menjehere me rritje te cmimeve te prodhimeve te vjeshtes.

Mungesa e vazhdueshme e furnizimit me energji elektrike, e cila ka qene me e ndjeshme gjate kater viteve te fundit, eshte vleresuar edhe nga Banka e Shqiperise si nje faktor themelor per frenimin e rritjes ekonomike. Ne vitin 2000, ky tregues shenoi 539 miliarde leke me nje rritje prej 7,8 per qind ne krahasim me vitin paraardhes. Ne vitin 2001, PBB ne vlere monetare shenoi 590 miliarde leke me nje rritje 6.5 per qind ne krahasim me 2000. Ndersa,ne fund te vitit 2002, sipas parashikimeve te diteve te fundit ky tregues nuk pritet te rritet me me shume se rreth 4,7 per qind.

Ekspertet e FMN, qe prej dy javesh ne vendin tone, kane vleresuar pasojat negative qe ka dhene mungesa e energjise dhe permbytjet ne rritjen ekonomike, te cilat pritet te merren ne konsiderate teresisht nga institucionet e financave. Prej, tyre qeveria pritet te hartoje nje raport me ndryshimin e objektivave mbi parametrat makroekonomike, te cilin me pas FMN do ta miratoje zyrtarisht. Misioni i FMN mesohet te kete dhene verejtje edhe ne lidhje me matjet jo te sakta te inflacionit nga INSTAT. Niveli ende i dobet i sistemit statistikor jep gjasa per llogartjen e nje inflacioni jo real. Gjate vitit 2003 Istituti Shteteror i Statistikave pritet te kete nje buxhet me te larte se vitet e kaluara me qellim thithjen ne administrate te specialisteve me te kualifikuar. Matja jo e sakte e inflacionit, sipas Bankes se Shqiperise, i ben politikat monetare te paefektshme, duke qene se ato, ndermerren ne baze te treguesve zyrtare te inflacionit. Renja ekonomike dhe rritja e inflacionit, shpjegojne ekspertet e financave ndikojne ne menyre te dreperdrejte ne xhepat e konsumatoreve. Shifrat tregojne se kete vit prodhimi vendas eshte me i ulti qe nga viti 1997, ndersa niveli i inflacionit ka shenuar shifren me larte qe prej viteve 1998.

2003, rritja e PBB 6 %

Per vitin 2003, FMN ka parashikuar nje rimekembje te rritjes ekonomike ne nivelin 6 per qind, nga 4,7 qe pritet ne fund te ketij viti. Ngritja ne kete nivel do te vije duke patur parasysh permiresimin qe mund te kete situata energjitke e vendit dhe situata e qete qe po reflekton politika, e cila pritet te kete nje ndikim pozitiv edhe ne zhvillimet ekonomike ne vend. Po keshtu rekomandimet e FMN e kane vleresuar te mundur mbajtjen ne nivelin 2-4 per qind edhe te nivelit te inflacionit edhe per vitin 2003, ne rast te nje reformimi me te thelle te sistemit statistikor ne vend. Misioni i FMN qe prej dates 10 tetor ne Shqiperi eshte duke inspektuar zhvillimet ekonomike ne vend kryesisht per treguesit makroekonomike. Keshillat e FMN pritet te merren ne konsiderate edhe per prioritetet, mbi te cilat do te orientohet buxheti i vitit 2003.

Janar 2003, do rritet cmimi i energjise

Cmimi i energjise elektrike pritet te rritet serish ne fillim te janarit 2003 pas nje rekomandimi qe misionaret e FMN kane dhene ne institucionet e financave e se fundi ne Banken e Shqiperise, bene te ditur per "Korrieri", burime ne BSH. Rritja e cmimit te dritave e paralajmeruar kohe me pare nga FMN eshte parashikuar te aplikohet serish gjate 2003 edhe ne Dokumentin e Politikave Energjitike te miratuar kete vit nga qeveria Shqiptare. Enti Rregullator i Energjise struktura pergjegjese per studimin e tarifave te energjise elektrike pritet te marre se shpejti ne studim rritjen e re te cmimeve, e cila pritet te hyje ne fuqi ne fillim te vitit 2003. Fondi Monetar Nderkombetar, rekomandoi nje vit me pare rritjen e cmimit te energjise ne sistem dy nivelor, kur konsumatoret mbi 300 kilovatore ne muaj, paguajne qe prej 1 dhjetorit 2001, dyfishin e cmimit te meparshem. Qeveria Shqiptare atehere pranoi se kjo rritje ishte e diktuar nga FMN. Sakaq, zyrtaret e Fondit jane shprehur ne takimet me median se rritja e cmimit te dritave eshte keshilluar me qellim permiresimin e gjendjes financiare te KESH, e cila do te sillte nje furnizim me te mire me energji te konsumatoreve.

2003, rrogat do te rriten ne shtator

Rritja e pagave per vitin 2003 pritet te aplikohet gjate muajit shtator, ndryshe nga sa ka ndodhur ne tre vitet e fundit ku buxhetoret e kane perfituar rritjen vjetore te pages ne fillim te muajit Korrik. Edhe kjo politike ne lidhje me pagat mesohet te jete rekomanduar nga ekspertet e FMN, te cilet keshillat e tyre i kane argumentuar me afrimin e ekonomise shqiptare me prane asaj te vendeve te BE, bene te ditur burimet ne Banken e Shqiperise. Deri tani ekspertet e FMN kane rekomanduar afatet kohore te rritjes se pagave per buxhetoret, porse ende nuk dihet se sa do te jete perqindja mbi te cilen do te aplikohet kjo rritje. Tre vitet e fundit mesatarja e rritjes se pagave ka qene me 8 per qind. Nivelin me te larte te pages e perfituan vjet punonjes te administrates qendrore, ndaj te cileve ne janar te 2001 u aplikua nje rritje e diferencuar page nga 20 deri ne 100 per qind.



Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:17

Deficiti tregtar dhe stabilizim- asociimi
Nga Ilir Aliaj

Pak ditë më parë, nga zyrat e Këshillit të Ministrave të BE-së, më në fund një lajm i mirë për Shqipërinë. Organizmi më i rëndësishëm, Këshilli, ka rekomanduar Komisionin për hapjen e negociatave të stabilizim- asociimit me Shqipërinë. Këtij lajmi shpejtuan t'i bëjnë jehonë të gjitha mediat dhe, të parët që u duken në ekranet e vogla ishin politikanët e të gjitha ngjyrave, që filluan ta cilësonin si një ditë të shënuar për vendin e shumë e shumë epitete të tjera.
Gara e politikanëve për të thënë sa më shumë për këtë proces nuk u ndal deri kur zëvendëskryeministri Meta tha një fjali të thatë, por shumë domethënëse se procesi i integrimit të Shqipërisë do të jetë shumë i vështirë dhe do të kërkojë sakrifica. Kaq u tha nga politikanët dhe tani njerëzit po presin me kureshtje se çfarë do të ndodhë në të vërtetë: do të jetë kjo një ditë për t'u shënuar për vendin e varfër të Ballkanit apo do të jetë një proces i gjatë dhe që do të kërkojë shumë e shume sakrifica, sa të vërë edhe në pikëpyetje dëshirën e madhe për integrim?
Çfarë do të thotë ndryshe marrëveshje e stabilizim-asociimit? Bazuar në kriteret e Kopenhagenit të vitit 1993 (Danimarka në atë kohë mbante presidencën e BE-së), që një vend të bëhet anëtar me të drejta të plota i BE-së duhet të përmbushë disa kushte: e para duhet të ketë stabilitet, që përmblidhet në respektimin e shtetit ligjor, krijimin e institucioneve demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve; e dyta duhet të përmbushë të gjithë parametrat e një ekonomie tregu; e treta, duhet të përballojë presionin e konkurrencës dhe, e fundit, të marrë përsipër të gjitha detyrimet e një anëtari.
Duke e pare procesin e transicionit në Shqipëri dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, si më të ngadaltin dhe me probleme të theksuara veçanërisht në kushtin e parë, BE-ja, në vitin 1999, vendosi të niste një lloj të ri marrëveshjesh me to, të cilin e quajti procesi i stabilizim- asociimit.
Në marrëveshjet e nënshkruara më parë me vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore tregtia është quajtur elementi kryesor i marrëdhënieve mes BE-së dhe këtyre vendeve. Këto marrëveshje kanë si bazë të tyre tregtinë e lirë, kryesisht për artikujt industrialë dhe, si element kryesor i tyre, është përdorur (standstill-clause), që do të thotë moslejim i ngritjes së mëtejshme të tarifave doganore pas nënshkrimit . Vendet si Polonia kanë arritur që, nëpërmjet privatizimit dhe reformave të shpejta ekonomike, të eksportojnë rreth 60 për qind të produkteve industriale drejt vendeve të BE-së. Kjo falë edhe marrëveshjes së asociimit, e cila, siç e shpjegova më sipër, u ka krijuar lehtësira doganore këtyre produkteve.
Ndërsa, përsa i përket bujqësisë, që për ish-vendet komuniste përbën një sektor shumë të rëndësishëm, marrëveshjet përqendrohen kryesisht në reformat që këto vende duhet të kryejnë për ta bërë sa më eficiente atë. Vendet e BE-së, edhe pse kanë një përqindje të papërfillshme të popullsisë dhe të të ardhurave nga bujqësia, aplikojnë tarifa shumë të larta doganore për produktet e importuara nga vendet e tjera. Tarifa për produktet bujqësore që importohen në BE vazhdon të jetë 42 për qind, edhe pse në takimin e GATT-it të Uruguajt, në 1994-n, është premtuar se, në fund të 2001-së, kjo do të ulet në 36 për qind. Sipas të dhënave të Brukselit, nga viti 1997 deri në 2000, vetëm Polonia ka pasur një deficit në tregtinë e prodhimeve bujqësore në drejtim të vendeve të BE-së prej rreth 1 miliard euro, me përjashtim të Hungarisë; në të njëjtën situatë janë dhe vendet e tjera ish-komuniste. Situata ka ardhur vazhdimisht duke u keqësuar edhe pse Polonia ka një tarifë doganore prej 15 për qind për produktet bujqësore që vijnë nga vendet e tjera.
A mund të bëhet një krahasim mes Shqipërisë dhe Polonisë apo ndonjë vendi tjetër? Pa dyshim që çdo krahasim do të ishte shumë i vështirë, por a mund të marrim ne si përvojë vështirësitë që Polonia ka kaluar dhe po kalon?
Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka pasur një bilanc negativ tregtar, i cili, vitin e fundit, ka arritur 1 miliard USD. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Ekonomisë, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2002 Shqipëria ka një deficit tregtar prej 548.64 milionë dollarësh. Po sipas këtyre të dhënave, 71.4 për qind e importeve që kanë hyrë në vendin tonë gjatë kësaj periudhe vijnë nga vendet e BE-së. Kjo përqindje nënkupton dhe bilancin negativ në tregti që kemi në drejtim të këtyre vendeve dhe veçanërisht ndaj Italisë dhe Greqisë.
Kthehemi edhe një herë tek borxhi tregtar i Shqipërisë dhe marrëveshja e stabilizim- asocimit. Bazuar në marrëveshjen me Organizatën Botërore të Tregtisë, vendi ynë është i detyruar të bëjë një liberalizim edhe më të madh, që nënkupton ulje të vazhdueshme të tarifave doganore. Ulja e vazhdueshme e tarifave doganore, veçanërisht për produktet bujqësore, do të sillte një konkurrencë shumë të fortë në mes produkteve shqiptare dhe atyre që vijnë nga vendet e BE-së dhe veçanërisht Italisë dhe Greqisë. Natyrisht, kjo konkurrencë do të fitohet nga të dytët, që janë më eficientë dhe më agresivë në treg, krahasuar me fshatarin e paorganizuar dhe të paorientuar shqiptar.
Ndryshimi disa herë i strategjisë së privatizimit dhe moskryerja e reformave të tjera ekonomike e ka lënë Shqipërinë në një vend ku prodhimi industrial është i një cilësie të paimagjinueshme për tregjet evropiane. Vetëm për gjashtëmujorin e parë të 2002-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksporti i gizës dhe çelikut ka rënë me 43 për qind, ndërsa eksporti i makinerive dhe i pajisjeve të tjera ka një rënie prej 63,2 për qind. Të vetmet produkte ku Shqipëria do të mund të konkurronte në tregun evropian do të ishin ato bujqësore, por, në kushtet kur prodhimet bujqësore të ardhura nga importi do tregtohen me çmime më të lira, kjo do të dëmtonte në mënyrë të ndjeshme fshatin tonë, që jep 50 për qind të GDP-së.
Të ndërgjegjshëm se vend i Shqipërisë është në Evropë, është e domosdoshme që, në negociatat që do të zhvillohen me Brukselin, të mbahen parasysh edhe veçoritë e vendit tonë, duke mos u ndier inferiorë ndaj negociatorëve evropianë, duke krijuar kështu një mundësi tjetër për rritjen e deficitit tregtar.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:18

Nga analiza vjetore e punes se Ministrise se Financave te Shqiperise.


Struktura e prodhimit te brendshem bruto

konservatore ka atashuar kλtλ imazh:


Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:19

Të ardhurat e Shqipërisë nga turizmi në vitin 2002 arritën në 486 milionë dollarë, ndërsa shtetasit shqiptarë që udhëtuan jashtë vendit shpenzuan 365 milionë dollarë. Numri i turistëve të ardhur u rrit me 20 përqind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa shqiptarët shtuan shpenzimet e tyre të përditshme jashtë vendit me 39 përqind.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:19

MEKATET E EKONOMISE SHQIPTARE

Nga Fatos Cocoli

Ekonomia shqiptare kaloi nje vit te veshtire me 2002 dhe eshte ne mes te nje viti te pasigurt 2003. Kete e perforcon raporti i Guvernatorit te Bankes se Shqiperise qe do mbahet perpara Parlamentit. Rritja ekonomike vitin e kaluar ishte me e vogel se parashikimi (4.6 nga 6% qe ishte shpresuar). Si perhere, kriza energjitike luajti rolin e luanit. Por ne zhvillimin e paket ndikuan edhe ndryshimet e shpeshta te qeverise, mosprivatizimi i Bankes se Kursimeve dhe Albtelekomit, permbytjet e shtatorit 2002 dhe perkeqesimi i situates ne ekonomine boterore pas sulmeve terroriste. Ne mars te ketij viti, rritja e forte e cmimit te naftes si rezultat i pershkallezimit te krizes ne Irak, i vuri kapak tendencave te ndrojtura te biznesit per te marre veten dhe investuar.

Rritja e bujqesise gjate vitit 2002 arriti ne 2,1 perqind, nga 3 perqind qe ishte parashikimi ne fillim te vitit dhe nga 1,4 per qind qe ishte ne vitin 2001. Fakti qe bujqesia u rrit me shume se ne vitin 2001 eshte shume pozitiv. Tregon se bujqit i besojne tokes dhe mendojne ta punojne e te kujdesen per te. Shume syresh kane blere traktore te perdorur ose te rinj(duke perfituar nga kredia japoneze) dhe po gezojne frutet e investimit ne teknologji, krahas shlyerjes se kredive e borxheve. Kontributi i bujqesise vleresohet ne masen 33,3 per qind te prodhimit te pergjithshem te vendit. Ne pakesimin e rritjes vjetore te bujqesise(nga ajo e parashikuar) kane ndikuar faktore te mbartur nga e kaluara, si shkalla ende e ulet e mekanizimit, copezimi i tokes ne ngastra shume te vogla, infrastruktura e prapambetur e zonave rurale, infrastruktura e prapambetur tregtare, niveli i ulet i teknologjise dhe organizimit. Krahas ketyre, ka patur dhe faktore qe lidhen me situatat e krijuara ne vitin 2002 dhe vecanerisht permbytjet ne fund te muajit shtator. Nderkohe vazhdon ulja e peshes specifike te prodhimit bujqesor e blegtoral tek prodhimi i pergjithshem i vendit, ne dobi te rritjes se vellimit te puneve ne ndertim, transport dhe sherbime. Industria per vitin 2002 u rrit me 2 perqind, duke shenuar rritjen me te ulet ne krahasim me sektoret e tjere. Faktori kryesor qe ka ndikuar ne renjen e ritmeve te rritjes se industrise vleresohet te jete kriza e tejzgjatur energjitike. Kjo krize ka ndikuar dhe ne rritjen e pesimizmit per zhvillimin e bizneseve ne te ardhmen.

Tutje shifrave dhe qendrimeve zyrtare, ekonomia shqiptare edhe gjate vitit te kaluar njohu nje shkalle te larte informaliteti. Me kete kuptojme fshehjen e shume detyrimeve qe sipermarrjet kane ndaj shtetit. Kur vete numri nje i bankes sone qendrore deklaron ne nje leksion te mbajtur pak dite me pare me studente te Fakultetit te Gazetarise ne Tirane se burse shqiptare nuk do te kemi per aq kohe sa firmat e rregjistruara ne te te paraqesin bilance false, cdokush mund te kuptoje se mashtrimi i biznesit me shtetin eshte masiv dhe vijon i patrazuar. Ai realizohet se pari ne fshehjen e fitimit real te kompanive. Prej ketej shqetesimi real i kryebankierit te Shqiperise perpamundesine e kryerjes se operacioneve te shitjes dhe blerjes se aksioneve ne vendin tone. Ky lloj tregu financiar ka si rregull numer nje mirebesimin dhe informacionin e sakte mes firmave per rezultatet e veprimtarise se tyre. Kurse tek ne eshte nje katrahure informacioni financiar, ku firmat e eksperteve te autorizuar kontabel blihen nga biznesmenet si te ishin nje kilogram mish apo patate. Nga ana tjeter, ende tek ne, banka me e madhe e vendit, Banka e Kursimeve nuk jep qofte edhe nje lek kredi per ekonomine. E megjithate kjo strukture ngerthen me shume se 55 perqind te kursimeve te popullates, ose mbi 800 milione dollare dhe euro. U fol gjate vitit 2002 per krijimin e programeve pilot te kreditimit. U angazhuan banka jone qendrore dhe ministria e Financave qe BK-ja te krijonte programe te tilla. Deri tani asnje shenje konkrete qe kjo banke te ndihmoje me para-kredi ndonje dege me te ardhme te ekonomise sone, p.sh. turizmin apo bujqesine shqiptare.

Shkalla e larte e mospagimit te detyrimeve fiskale (taksat doganore dhe tatimet) ben qe shteti yne te kete perhere pak mjete financiare ne dispozicion per te ndihmuar biznesin me infrastrukture. Nga ky rreth vicioz mund te dilet kete vit vetem ne rast se politikanet ne pushtet do t'i marrin seriozisht punet fiskale me biznesin dhe do ta formalizojne ate ne pjesen me te madhe. Kjo pse gati i gjithe biznesi i sotem, duke perfshire edhe firmat me serioze, fsheh te ardhurat dhe fitimin.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:20

Çdo vit dalin jashtë vendit 1.5 miliardë USD


TIRANE

Ndërsa shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e tjera rriten, vendi ynë më tepër nxjerr parà, sesa fut. Importet vazhdojnë të marrin të përpjetën, ndërkohë që prodhimi vendas nuk mjafton për të plotësuar as gjysmën e kërkesave të tregut, pabërë fjalë për nivele të larta eksporti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ne importojmë rreth 1.5 miliardë dollarë në vit, duke përfshirë mallra të konsumit, por edhe makineri dhe pajisje.
Përballë këtij niveli artikujsh të huaj që depërton në tregjet shqiptare, ne eksportojmë vetëm 303 milionë dollarë. "Ekonomia jonë vazhdon të jetë e orientuar drejt importeve, të cilat kontribuan në masën 82 për qind në vëllimin e tregtisë së jashtme", theksohet në raportin që guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, pritet të mbajë sot në Parlament.
Sipas këtij të fundit, gjatë vitit 2002, importi i mallrave është rritur me 12 për qind më shumë kundrejt një viti më parë, ndërkohë që eksporti ka shënuar një rritje prej 8 për qind. Importet e makinerive dhe të pajisjeve zënë edhe peshën më të madhe në strukturën e importeve shqiptare, me rreth 16 për qind të totalit, vijuar nga importi i artikujve ushqimorë. Ndërsa veshjet dhe prodhimet e tekstileve përfaqësojnë kategoritë kryesore të mallrave shqiptare që përdoren për eksport, duke zënë rreth 67 për qind të volumit të përgjithshëm.
Ritja më e lartë e importeve, krahasuar me eksportet, ka çuar në thellimin e mëtejshëm të deficitit tregtar. Për vitin 2002 ky deficit llogaritet në 1.1 miliardë dollarë ose 12 për qind më shumë krahasuar me 2001-shin. "Përkeqësimi i vazhdueshëm i deficitit tregtar është i lidhur me shkallën e ulët të aftësisë konkurruese të prodhimit të brendshëm, si dhe me pamundësinë për t'iu përgjigjur kërkesës së rritur për konsum në vitet e fundit", theksohet në raport.

Eksportet
Pjesa dërrmuese e mallrave shqiptare që kalojnë në tregjet e huaja janë rieksporte. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, rieskportet zënë rreth 74 për qind të eksporteve shqiptare, ndërsa eksportet nga prodhimi i brendshëm mbeten në nivele të ulëta. Eksportet janë të kufizuara në prodhim lënde të parë, si pasojë e moszgjerimit të kapaciteteve përpunuese në vend. Në këtë mënyrë eksportet nga prodhimi i vendit nuk kanë mundur të shoqërohen me zgjerim investimesh dhe me krijim vendesh të reja pune. Për rritjen e punësimit kontribuojnë rieksportet që shfrytëzojnë krahun relativisht të lirë të fuqisë punëtore në Shqipëri. Ky aktivitet përfaqëson edhe investimet më të rëndësishme prej dy partnerëve kryesorë tregtarë të vendit tonë, Italisë dhe Greqisë.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:20

Ekonomia shqiptare, pre e gabimeve politike

FMN-ja kërkon një përshpejtim të rritjes ekonomike nga 4.5 % në 2002 në 6 % në 2003

Bledjana Beqiri
Paqëndrueshmëria e theksuar politike, zgjedhjet e ardhshme lokale, mosrealizimi i të ardhurave në tatime dhe dogana, mosrealizimi i investimeve, pengesat administrative dhe burokracitë në administratat shtetërore për investitorët e huaj dhe vendas, privatizimet, problemet infrastrukturore, si dhe problemet me të cilat përballet bujqësia dhe sektorë të tjerë të ekonomisë bëjnë gjithmonë dhe më të vështirë rritjen ekonomike të Shqipërisë. Parashikimet janë për një rritje ekonomike prej 6 për qind, në këto nivele ekonomia shqiptare ishte parashikuar që të rritej edhe një vit më parë, por në fakt ajo u rrit (nëse mund të themi kështu) vetëm 4.5 për qind. Këtë vit objektivi për zhvillimin e ekonomisë shqiptare bëhet edhe më i vështirë edhe pse qeveria shqiptare duket tepër optimiste. Të ashtuquajturat kriza politike në partinë maxhoritare dhe qeveri, si dhe grindjet që mund të ngjallë fushata e ashpër për zgjedhjet lokale, e cila pritet që të zhvillohet në muajin tetor, vështirësojnë realizimin e objektivit parësor të qeverisë shqiptare. Edhe misioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka ngulur këmbë tek një rritje ekonomike prej 6 për qind dhe tek një normë inflacioni 2-4 për qind, si dhe në rritjen e të ardhurave tatimore dhe doganore. “Të dhënat e deritanishme janë në përputhje me një përshpejtim modest të rritjes rreth 4.5 për qind në 2002 në rreth 6 për qind në 2003”, -ka deklaruar Hossein Samiei, shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë. Ai pohon se “indeksi i shitjeve dhe të dhënat e eksportit janë inkurajuese, ashtu sikurse dhe pritjet për një rritje të kënaqshme të bujqësisë, por risqet nuk janë zhdukur”. Edhe gjatë vitit të kaluar pritej që bujqësia, si një nga sektorët më me peshë, të rritej, por në fakt ishte viti i dytë që bujqësia vazhdoi të ulte peshën e saj në ekonominë shqiptare. Samiei në deklaratën e tij të fundit ka vënë theksin në mosrealizimin e të ardhurave në administratën fiskale, si dhe nënvizoi nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të zgjeruar bazën e taksave dhe për të forcuar administratën tatimore dhe doganore. “Autoritetet kanë hartuar një plan kontigjence për të shkurtuar shpenzimet në pjesën e mbetur të 2003, në rast se mosrealizimet do të vazhdojnë”, -ka deklaruar Samiei. Por, qeveria shqiptare ka bërë gati gërshërën e saj për të shkurtuar shpenzimet, dhe nuk dihet se kush sektorë do të përfshijë. A mos ndodhi vallë e njëjta situatë edhe në vitin e kaluar?! Por, duke mos harruar këtu edhe zgjedhjet elektorale për pushtetin vendor, të cilat pritet të japin një ndikim të ndjeshëm në ekonomi dhe zhvendosjen e vëmendjes së politikës nga ekonomia.
Omer Stringa
“Partia Socialiste është duke i zgjidhur krizat e veta në kurriz të Shqipërisë”, -pohon shefi i Departamentit të Politikave Ekonomike në Partinë Demokratike. Debatet e fundit në partinë opozitare dhe ndikimet direkte që pritet që të japin këto paqëndrueshmëri politike në ekonominë e vendit shqetësojnë opozitarin Stringa. Ai shprehet se “Partia Socialiste e ka marrë mandatin jo për të qeverisur Shqipërinë, por për të komanduar planet mafioze, politike, ekonomike dhe mediatike, të cilat do të komandojnë politikën shqiptare për të vjelur para dhe jo për të qeverisur vendin”, -sqaron pedagogu Stringa. Sipas tij, rritja ekonomike prej 6 për qind është tepër e vështirë që të arrihet, sepse ekonomia gjatë muajve të fundit dhe pas ngjarjeve që po ndodhin në partinë maxhoritare po e godasin edhe më thellë atë.
Altin Ylli
“Shenjat për këtë vit duke parë rezultatet e 6-mujorit të parë nuk janë inkurajuese, sidomos për biznesin shqiptar”, -shprehet për gazetën sekretari i përgjithshëm i Investitorëve dhe Industrialistëve Shqiptarë. Sipas tij, niveli i ulët i ekonomisë shqiptare dallohet në nivelin e ulët të investimeve të huaja dhe vendase, në nivelin e papunësisë, si dhe në mungesën e infrastrukturës, ujit, dritave, në nivelin e lartë të korrupsionit dhe kontrabandës, ndaj të cilave qeveria shqiptare nuk po bën një luftë serioze. “Këto faktorë janë pjesë e krizës artificiale e amullisë së fundit në administratën publike, si pasojë e krizës në Partinë Socialiste dhe kjo do të shoqërohet edhe me zgjedhjet lokale, të cilat do të spostojnë vëmendjen nga ekonomia”, -pohon Ylli. Ai shpjegon më tej se shenja jo të mira po evidentohen këtë vit edhe në të ardhurat nga turizmi, i cili nuk duket që të ketë rritje, por ndoshta ka rënë edhe më tej. “Turizmi shqiptar vazhdon të ofrojë kushte jo normale për turistët e huaj dhe shqiptarë, ndërkohë që shteti shqiptar nuk duket se po vë dorë”, -citon për gazetën një prej përfaqësuesve të biznesit shqiptar. Ai sqaron më tej, se pikërisht këto kushte dhe amullia politike nuk e bëjnë optimist biznesin shqiptar që rritja ekonomike do të jetë 6 për qind, edhe pse kjo shifër nuk është shumë e madhe, por me sa duket qeveria shqiptare po ruhet nga një rritje ekonomike 4.5 ose 5 për qind. “Shenjat nuk janë të mira dhe me parashikimet për ta ardhmen, vëmendja e politikës do të spostohet gjithmonë e më shumë nga biznesi”-tha Altin Ylli.
Dhori Kule
“Sa herë ka turbullira në politikë, ato ndikojnë edhe në ekonomi”, -pohon për “Shekullin”, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule. Sipas tij, ekonomia është shumë e lidhur me politikën, sidomos në Shqipëri. Ai pohon se vetë paqëndrueshmëritë politike kanë një ndikim shumë të madh në ekonomi, të cilat pasqyrohen në investimet e huaja dhe vendase. “Aktualisht grindjet e fundit në politikë nuk kanë shfaqur një ndikim të tillë që do të pasqyrohej në ekonomi, por gjithçka varet se si do të kalojnë emërimet e fundit në Parlamentin shqiptar”, -pohon Kule. Sipas tij, nëse do të shfaqet krizë në politikë, atëherë do të kemi edhe krizë në ekonomi. Pra, ai pohon se nëse do të thellohen më tej problemet politike, si dhe nëse nuk do të përmirësohen treguesit fiskalë dhe makroekonomikë, ato mund të ndikojnë në ekonomi.
Mitro Çela
Politika dëmton ekonominë. “Kjo nuk është kriza e parë politike, gjatë dy viteve të fundit ato kanë ndjekur njëra-tjetrën. Edhe pse thuhet që këto grindje nuk ndikojnë në ekonomi, ato kanë ndikuar”, -pohon Mitro Çela, analist për problemet ekonomike. Sipas tij, para dy vjetësh rritja ekonomike ishte 7-8 për qind, ndërsa këto dy vjet 4-5 për qind dhe ky është efekt i politikës. Ai sqaron se në një vend të pazhvilluar si Shqipëria, ku ekonomia është në zhvillim e sipër ritmet e rritjes duhet të jenë të larta, por efektet e politikës ndikojnë në ekonomi. Gjatë vitit të kaluar pas konfliktit Nano-Meta, investimet e huaja u ulën ndjeshëm, ato u realizuan vetëm 30 për qind. Sepse qeveria u mor me politikën dhe la pas dore ekonominë, projektet që duhet të hartoheshin për të vjelur paratë. Asnjë donator nuk jep kredi, nëse nuk ka projekte. Sipas Çelës, një problem tjetër është edhe evazioni fiskal. Shqipëria ka një barrë fiskale pothuajse të barabartë me vendet e rajonit, por ndryshe nga ato, evazioni fiskal është 20 për qind më i lartë. Edhe në një raport të FMN-së deklarohet ky evazion. Sipas raportit në Shqipëri tymosen 8000 mijë ton cigare dhe zhdoganohen 2600 mijë ton cigare. FMN-ja është gardian i treguesve fiskalë dhe shifrat e tregojnë qartë këtë evazion fiskal. Nga ana tjetër, papunësia është në nivele tepër të larta, -sqaron analisti Çela. Qeveria ka deklaruar një nivel papunësie prej 14 për qind, ndërsa Banka e Shqipërisë një nivel prej 15.5 për qind, nivel ky që është edhe më i lartë. Por, vendet e punës nuk hapen nëse biznesi nuk kreditohet, kjo është edhe një arsye që Banka e Kursimeve duhet të japë kredi. Kjo bankë shtetërore ka rreth 2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve, por që prej vitit 2000 ajo nuk krediton as biznesin dhe as qytetarët. “Ky është një efekt i politikës, sepse sa më shumë bankat të japin kredi, aq më shumë vende pune hapen dhe aq më shumë kreditohet ekonomia”, -pohon Çela.

Akuza

Çeku: “Nano të kthehet në shkollë, s’njeh ekonominë”

Çdo krizë politike ndikon drejtpërsëdrejti apo tërthortazi negativisht në ekonomi. Kështu pohon republikani dhe ekonomisti i njohur, Robert Çeku, sipas të cilit ekonomia shqiptare pas turbullirave të ditëve të fundit nuk duket se ndodhet në rrugë të mbarë. “Sa herë deklarohen shifra për një rritje prej 6 për qind apo më shumë mendoj se vetëm gënjejnë veten apo qytetarët. Nëse këtë vit ekonomia shqiptare do të rritej me 2 për qind do të ishte një sukses për qeverinë “Nano””, -pohon ekonomisti Çeku. Sipas tij, kryeministri ka deklaruar se këtë vit do të tejkalohet rritja ekonomike prej 6 për qind, por mesa duket Fatos Nano nuk e njeh mirë ekonominë shqiptare. “Kryeministri nuk di asgjë nga ekonomia, ose atë e informojnë gabim. Ai bën mirë që të kthehet edhe njëherë në shkollë që të mësojë të njohë ekonominë shqiptare”, -shprehet Robert Çeku.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:22

Shpenzojmë 120 milionë USD në vit për të blerë makina

Blerina Kaca

Jetojmë vetëm me tregti. Pjesa tjetër e ushqimeve, pijeve, ose e prodhimeve industriale vjen nga jashtë.

Shqiptarët dinë vetëm t’i tregtojnë ato dhe të nxjerrin fitime prej tyre. Në strukturën e mallrave që importohen dhe eksportohen të bën përshtypje shifra prej 120 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për para të shpenzuara brenda një viti vetëm për të blerë makina. Deri tani jemi mësuar të importojmë ushqime në shifra të frikshme. Duket se raportet e institucioneve ndërkombëtare për nivele varfërie ekstreme në Shqipëri janë të rreme. Është e vështirë të besosh që një vend me vetëm 3 milionë banorë, gjysma e të cilëve jeton me më pak se dy dollarë në ditë, të shpenzojë rreth 120 milionë dollarë për të blerë makina. Në fakt, ndërkombëtarët gjithmonë shtojnë pas shifrës së dy dollarëve në ditë edhe një akuzë tjetër, atë të korrupsionit dhe të diferencimeve të skajshme mes popullatës. E kjo është e drejtë. Pasi po të shikosh strukturën, për të mbushgur barkun shqiptarët shpezojnë rreth 370 milionë dollarë ushqime që vijnë nga jashtë. Kuptohet që nga tregtimi i tyre dalin fitime të tilla, nga të cilat mund të blihen më shumë se 120 milionë dollarë makina në vit. Sipas të dhënave të Bankës, së Shqipërisë, gjatë vitit që shkoi Shqipëria nuk ka ditur të mbajë si duhet raportin e eksport-importeve. Kështu, për 63 milionë USD, kafshë dhe produkte shtazore të importuara, kemi eksportuar vetëm 2,8 milionë USD. Nga 119 milionë USD produkte vegjetale të importuara kemi eksportuar vetëm, 15,1 milionë USD. Diferenca është më e ndjeshme tek ushqimet e fabrikuara, nga të cilat kemi konsumuar 157 milionë importe dhe kemi dërguar jashtë vetëm 19,2 milionë.



Deficiti tregtar, 1,4 miliardë dollarë

Ka arritur një vlerë me të vërtetë të lartë. Është afërsisht sa ¼ e prodhimit bruto. Shqiptarët përzënë nga vendi rreth 1,4 miliardë dollarë në vit. Këto para shpenzohen për të siguruar kryesisht ushqime. Prodhimi vendas për vit e më shumë nuk po arrin t’i plotësojë kërkesat në rritje të konsumatorëve. Në krahasim më nje vit më parë deficiti ka pësuar një rritje prej rreth 8 për qind.



Importe

Kafshë e produkte shtazore 63,4 milionë USD
Produkte vegjetale 119,5 milionë USD
Vajra dhe yndyrna 29,3 milionë USD
Ushqime, duhan e pije 157,7 milionë USD
Mjete transporti 120 milionë USD
TOTALI 1,864 miliardë USD
Eksporte

Kafshë e produkte shtazore 2,8 milionë USD
Produkte vegjetale 15,1 milionë USD
Vajra dhe yndyrna 0,5 milionë USD
Ushqime, duhan e pije 19,2 milionë USD
Mjete transporti 1,2 milionë USD
TOTALI 447,2 milionë USD

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:22

PAPUNESIA NE SHQIPERI, SA NE SPANJE ?!

Ja disa te dhena mbi nivelin e papunesise ne Shqiperi:

- Rezultojne gjithsej 161 mije te papune ne vend

- Niveli i papunesise sot eshte rreth 15 perqind

- Sektori i tregtise ka punesuar rreth 27 perqind

- Pas tij, renditet sektori i shendetesise me 20 %

- Veriu me i papune se Jugu i vendit

- Rrethi me papunesine me te larte eshte Hasi, me 44 %

- Pas tij, renditet Tropoja me nivel 38 perqind

- Laci me 37 perqind papunesi, Shkodra 28 perqind papunesi etj.

- Sindikatat: Mbi 36 perqind e popullates eshte e papune

- Mbi 40 vjec, pjesa me e madhe e te papuneve etj.



Vetem 161 mije persona ne Shqiperi enden per te kerkuar pune. Te tjeret, sipas strukturave shteterore, jane te punesuar dhe kane marrdhenie normale pune. Kjo edhe pse shumica e tyre i kane krijuar apo gjetur vete keto marrdhenie pa u ndihmuar fare nga strukturat shteterore. Duket se shteti shqiptar tashme po merr meritat edhe per iniciativat individuale te shtetasve te tij. Nese nje shtetas e ka lene token djerre ne fshat dhe ka zbritur ne qytet, mund te rezultoje si i vetepunesuar ne bujqesi. Nga ana tjeter, gjithe ata qe banojne ne zonat rurale dhe kane nje aktivitet te perditshem rraskapites per te siguruar buken e perditshme, per shtetin jane ne rregull, rezultojne te vetepunesuar. Sepse kane nje toke per te punuar dhe vetem kaq, nje person me pak ne listen e te papuneve.

Por a eshte kjo ne te vertete situata e papunesise ne vendin tone? Shifrat kontradiktore mes institucioneve shteterore per papunesine, bejne qe te dyshosh edhe ne teper lidhur me kete problem.

SHKP: Papunesia ne nivelin 15 perqind

Sipas raportit me te fundit te Sherbimit Kombetar te Punesimit, vetem 15 perqind e popullsise rezulton e papune. Nje shifer e tille, ne dukje optimiste per nje shtet, popullata e te cilit e kalon kohen gjithe diten neper kafe dhe ankohet per papunesine, eshte e afert me ate qe deklarojne shtetet e Bashkimit Evropian so Spanja apo Franca. Edhe vete ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Engjell Bejtaj, i ka mbeshtetur keto shifra nga drejtoria qe ka ne varesi, duke pohuar madje edhe se "e verteta eshte qe ka nje ecuri pozitive ne drejtim te punesimit".

Por regojne sindikatat

Nderkaq, te parat qe dalin kunder ketyre shifrave zyrtare ne lidhje me nivelin e punesimit, jane sindikatat shqiptare. Sipas kryetarit te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura tyre Gezim Kalaja, nuk jane aspak te verteta shifrat qe qeveria jep ne lidhje me punesimin ne vednin tone. "Ne i hedhim poshte ne menyre profesionale perfundimet e nxjerra nga Sherbimi Kombetar i Pun-_it. Studimet e Bashkimit te sindikatave te Pavarura tregojne se niveli i papunesise eshte goxha i larte, ai arrin deri ne shifren 36 perqind" shton Kalaja. Gjithmone sindikatat kane pohuar edhe gjate protestave te tyre se ekziston nje nivel mjaft i larte papunesie e popullates, edhe per faktib se reformat e ndermarra nga strukturat shteterore lidhur me kete problem, jane aq te pakta dhe lene mjaft per te deshiruar.

Punedhenesit: "Nuk ka me punetore"

Nga ana tjeter, per te njejtin problem reagon edhe kategoria e punedhenesve. Ata pretendojne se eshte ulur fuqia punetore, prandaj kemi te bejme edhe me nje qendrim ne te njejtin vend te shifres se papunesise. "Kohet e fundit, jane ulur edhe forcat aktive te punes, prandaj papunesia mbetet ne te njejtat nivele" pohon Avenir Kika perfaqesues i kategorise se punedhenesve. Por kush mund te na sqaroje perse eshte ulur forca aktive e punes ne vend? Natyrisht qe nje pjese e mire e saj emigron ne vende te tjera per te siguruar ate qe nuk e gjen dot ketu, pra nje vend pune. Ate qe shteti nuk ia siguron dot as me politikat e tij per zhvillimin e punesimit.

Madje, per te mos thene se shteti po shkurton nga puna edhe ate force aktive qe ka marre brenda administrates publike. Sipas te dhenave, deri ne muajin shtator numri i te shkurtuarve nga puna ne sistemin shteteror ishte 213. Nderkaq, sipas parashikimeve deri ne fund te vitit 2004, ky numer pritet te arrije deri ne 314 te tjere.

Tregtia ka punesuar me shume njerez

Sherbimet dhe tregtia, jane dy sektoret qe njohin nivelin me te larte te te punesuarve ne vend. Sipas te dhenave nga Sherbimi Kombetar i Punesimit, ne sektorin e tregtise eshte punesuar "ose me mire vetepunesuar) rreth 27 perqind e popullsise shqiptare. Nga ana tjeter, edhe sherbimet perfshijne nje pjese te madhe te kategorise se njerezve me te cilat Sherbimi Kombetar i Punesimit mburret se ka rritur numrin e te punesuarve. Nderkaq, ne sektorin e shendetesise rezultojne si te punesuar 21 perqind e popullates shqiptare. Te dhenat e ketij raporti tregojne se rrethi me nivel me te larte te papunesise eshte Hasi me 44 perqind, pas tij renditet Tropoja me nivelin prej 38 perqind, Laci 37 perqind, Shkodra 28 perqind etj. Pjesa me e madhe e te papuneve jane mbi 40 vjec. Ndersa sipas raportit ne fjale, nga 16-25 vjec eshte mosha me e prekur qe nuk favorizohet per pune.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:23

Strategjia kombetare e zhvillimit, 7 rreziqet pengesa

Ne raportin e Progresit te Strategjise Kombetare per Zhvillim Social dhe Ekonomik, Fondi Monetar Nderkombetar ka evidentuar disa rreziqe qe kanosin deshtim e saj. Korrupsioni, zgjedhjet, integriteti i institucioneve, kriza energjitike, bashkepunimi me donatoret, elemente qe duhen te mbikeqyren



Qe Strategjia Kombetare per Zhvillim Social dhe Ekonomik te jete e sukseshme, se pari ajo duhet te garantohet nga disa rrisqe tashme te pranishme ne ambjentin ekonomik vendas. Fondi Monetar Nderkombetar ka evidentuar disa prej ketyre rrisqeve, mosmenazhimi i te cileve garanton deshtimin e strategjise. Rekomandimet kryesore te FMN kane te bejne me permiresimin e ambjentit te investimeve, uljen e korrupsionit, forcimin e integritetit te institucioneve dhe shmangien e shqetesimeve qe mund te sjelle fushata zgjedhore e 2005. Sakaq, institucioni financiar nderkombetar ka evidentuar se, ka nje mosperputhje ndermjet strategjise se zhvillimit, buxhetit afatmesen dhe atij vjetor. Harmonizimi i tyre eshte kusht per zhvillimin afatagjate. Mirepo i gjithe ky process duhet te shoqerohet me shmangien e pasigurise fiskale te trasheguar per te garantuar nga nje qendrueshmeri afatgjate fiskale. FMN ka vleresuar se, nje rrezik tjeter per mbarvajtjen e strategjise kombetare te zhvillimit eshte edhe ceshtja e furnizimit me energji elektrike. Keshtu mbarvajtja e ketij sektori varet ende nga situata hidrike, cka mbetet nje rrezik serioz per treguesit makroekonomik te vendit. Po keshtu sukesi i strategjise varet edhe nga bashkepunimi i ngushte me donatoret dhe programet e tyre. Marrja ne konsiderate e te gjithe elementeve te mesiperm eshte vleresuar kusht nga FMN per arritjen e objektivit kryesor qe ka strategjia per uljen e varferise ne vend. Qe nga viti 2001 kur ka filluar aplikimi i strategjise per zbutjen e varferise, ne te gjitha raportet e progresit te saj qeveria nuk ka dhene asnje shifer se, me sa eshte ulur numri i te varferve ne vend. Statistikat e FMN tregojne se me shume se, 700 mije shqiptare jetojne ne varferi dhe gati 200 mije prej tyre ne varferi ekstreme. Sipas disa parashikimeve te bera mbi kostot per arritjen e objektivave te strategjise, rezulton se, nevojiten edhe 21.4 miliarde dollare per periudhen 2004-2005 per pergjysmimin e nivelit te varferise. Kjo shume nenkupton investimin e nevojshem per te ruajtur normen e rritjes se, Prodhimit te Brendshem Bruto prej 6.5 % ne vit nga 2004 deri ne 2015, bazuar ne supozimin se, kjo rritje e te ardhurave per fryme si, rezultat i rritjes se PBB do te perfitojne drejtepersedrejti shtresat e varfera. Nje dite me pare perfaqesuesi i FMN ne vendin tone Jan-Peter Olters tha se, "ne duhet te kuptojme dallimin midis nje strategjie kombetare zhvillimi qe eshte nje instrument i forte per zbatimin e politikave dhe nje dokumenti te bukur qe eshte vetem nje alibi per mosveprim".

Disa nga rreziqet

Ambjenti i investimeve

Ulja e korrupsionit

Forcimi i integritetit te institucioneve

Shmangia e shqetesimeve qe mund te sjelle fushata zgjedhore e 2005

Kriza energjitike

Harmonizimi i strategjive te ndryshme

Forcimi i mbledhjes se taksave

Bashkepunimi me donatoret

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:23

Sistemi Fiskal

Ervin Qafmolla - 17/11/2004

Raporti: Informaliteti në Shqipëri 50 për qind

Sipas ekspertëve të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, OECD, duhet që qeveria të punojë në drejtim të heqjes së barrierave fiskale dhe të reformës në sistemin fiskal me qëllim uljen e infromalitetit në ekonomi


Niveli i ekonomisë informale në Shqipëri është mbi 50 për qind. Rezultati u publikua dje nga drejtues të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), i bazuar mbi një studim të kryer nga vetë organizata. Rezultati i studimit ishte në mospërputhje me shifrën 31 për qind që INSTAT-i kishte publikuar për informalitetin në vend para disa kohësh. Parregullsitë më të mëdha vërehen në drejtim të shmangies së bizneseve nga sigurimet shoqërore dhe nga pagesa e taksave. Sipas ekspertëve të OECD-së, që paratë jashtë bankave të pakësohen, duhet që qeveria të punojë në drejtimin e heqjes së barrierave fiskale dhe në drejtim të reformës së sistemit fiskal.
“Nuk ekziston një formulë magjike, por mund të mësohet nga eksperienca e vendeve të tjera,” tha administratori i përgjithshëm i OECD-së Antonio Fanelli. Sipas tij, procesi do të kërkojë kohë, por çdo vit mund të arrihen rezultate të mira. “Ajo që ne po bëjmë këtu, shërben si një pikënisje për punën që duhet të kryhet në drejtim të uljes së informalitetit,” tha Fanelli. Sipas drejtorit të statistikave të OECD-së Nadin Ahmad, jo të gjitha vendet e pasqyrojnë ekonominë informale në PBB (Prodhimin e Brendshëm Bruto). “Kjo nuk vlen për Shqipërinë,” theksoi ai. “Përllogaritja e PBB-së në Shqipëri përfshin edhe një pjesë të madhe të ekonomise informale,” tha Ahmad, duke shtuar se shpesh kjo përkthehej si “rritje e PBB-së”. “Nga ana tjetër, në PBB llogariten edhe fermat familjare, por megjithatë këto nuk bëjnë pjesë në ekonominë informale,” shtoi ai. Ndërkohë që shefi i statistikave të OECD-së këshilloi se për shkak të vështirësive që dalin në matjen e informalitetit, duhet që në fokus të studimeve të jenë ndërmarrjet private. “Një nga gjërat më të rëndësishme në procesin e vlerësimit të ekonomisë informale është marrja e informacionit,” tha Ahmad, duke shtuar se INSTAT-i duhet të rishikojë burimet e tij të informacionit.
Ndërkohë që ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli deklaroi se duke u bazuar në studimin e kryer nga OECD-ja, do të ngrihet një grup pune dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë gati një plan veprimi për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas ministrit, studimi i përgjigjet një kërkese që qeveria shqiptare i kishte bërë Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, për të bashkëpunuar në drejtim të uljes së ekonomisë informale.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Te dhena ekonomike per Shqiperine

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Tue 17 May 2011 - 22:24

http://www.oecd.org/infobycountry/0,2646,en_2649_201185_1_70225_119663_1_1,00.html

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi