MENU

Kufiri Kosovë-Shqipëri do të kalohet vetëm me një kontroll

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Kufiri Kosovë-Shqipëri do të kalohet vetëm me një kontroll

Mesazh nga Luan_Valikardi prej Fri 1 Jul 2011 - 17:54

Në pikën kufitare të Vermicës e cila lidh Kosovën me Shqipërinë, filloi të enjten zyrtarish zbatimi i marrëveshjes ndërmjet dy shteteve : “një ndalim një kontroll”.
Autoritetet kufitare i thanë Radio Kosovës se gjatë kësaj jave do të jetë faza testuese e kontrolleve, ndërsa në javën e ardhshme marrëveshja mund të zbatohet në tërësi.
Autoritetet kufitare thonë se gjatë kësaj jave do të jetë faza testuese e kontrolleve, ndërsa në javën e ardhshme marrëveshja mund të zbatohet në tërësi.
Efekti i zbatimit të marrëveshjes u pa edhe mbrëmë në kronikat televizive nga kufiri. Policia e Kosovës do të ketë gjatë 24 orëve dy përfaqësues të saj në Morinë, ndërkohë që edhe Policia e Shqipërisë do të ketë të njëjtin numër policësh në Vërmicë.
Marrëveshja do të jetë e përhershme dhe vënia në zbatim e saj lehtëson kalimin e mjeteve dhe të pasagjerëve në këtë sektor kufiri, në të cilin ditët e fundit janë vërejtur radhë të gjata disa kilometra e që përkojnë me sezonin turistik.

Luan_Valikardi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Shteti</b> Shteti: Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha: 27
<b>Postime</b> Postime: 19087
<b>Hobi</b> Hobi: Dashuria dhe Dituria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja: https://www.youtube.com/watch?v=0k2GJW8F38M
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 28/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi