Shkencëtarët të bindur: Ujë në Mars

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Shkencëtarët të bindur: Ujë në Mars

Mesazh nga AnGeLiC prej Fri 5 Aug 2011 - 21:15


Kërkimet dhe durimi prej dekadash i shkencëtarëve për gjetjen e shenjave të ujit në planetin e Marsit, duket se u shpërblyen.

Një grup shkencëtarësh njoftuan se kanë rënë në gjurmë të dhjetra njollave në sipërfaqen e planetit të kuq. Sipas tyre “liqenet” marsiane ndodhen në hemisferën jugore të Marsit dhe shfaqen e zhduken sipas ndryshimit të stinëve atje.

Gjatë stinës së ftohtë njollat zhduken. Kjo sipas shkencëtarëve shpjegohet me ngrirjen e ujit, ndërsa kur planeti ndryshon pozicion kundrejt Diellit duke cuar në temperatura më të larta, pra gjatë stinës së ngrohtë, njollat rishfaqen.

“Nuk kemi ndonjë mënyrë tjetër shpjegimi për imazhet që pamë, përvecse të themi që bëhet fjalë për prezencë uji në Mars”, thotë Alfred McEëan nga Universiteti i Arizonas dhe autor i shkrimit mbi mundësin e prezencës së ujit në Mars në revistën Science.


Shume e dine Kush jam... Pak e dine Si jam.
anarkia morale: këtu qeni s'njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. - Fan Noli


AnGeLiC
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi

 <b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Shteti</b> Shteti: Greece
<b>Postime</b> Postime: 83244
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar: 22/01/2010

http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi